Mediat serbe kanë raportuar se do të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket zbardhjes së rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas portalit serb “Tanjug”, Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Zyrën e Prokurorit të Beogradit për t`i shkëmbyer të gjitha informatat rreth rastit në fjalë.

“Tanjug” ka shkruar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, përmes EULEX-it, raporton Indeksonline.

Aty bëhet e ditur se Prokuroritë e dy vendeve do bashkëpunojnë për t`i zbuluar sa më shpejtë kryesit e krimit.

/Ora News.tv/