Kosova ka konfirmuar formën e mirë që po kalon kohët e fundit, duke marrë një fitore komode 3-1 ndaj Maltës. Një fitore që i jep "Dardanëve" kreun në grupin e tretë të Ligës D, pasi ngjitet në kuotën e 7-pikëve, dy më shumë se Azerbajxhani i vendit të dytë. Dopieta e Kololli dhe rrjeta e Muriqi i dhanë fitoren kosovarëve, që nën drejtimin e Bernard Challandes nuk njeh humbje.  

Në takimin tjetër të vlefshëm për këtë grup, Azerbajxhani mposhti në transfertë Ishujt Faraoe 3-0.  

Sa i përket përballjes së grupit të dytë në Ligën C, aty ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, Izraeli ia ka dal të marrë 3 pikët përballë Skocisë, të cilën e përmbysin në 45 minutëshin e dytë, 2-1. Me këtë rezultat të tre skuadrat e këtij grupi shkojnë në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve.

Në takimet tjera, Serbia mposhti në transfertë Malin e Zi, 0-2, ndërsa në takimin e tjetër të këtij grupi, pra atë të Ligës C, grupi i katërt, Rumania mposhti 2-0 Lituaninë. Ndërkohë Portugalia rrëmbeu 3 pikë të rëndësishme në transfertën polake, pasi mposhti vendasit 3-2.

/Ora News.tv/