Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Kosnett i bëri komentet në Twitter, pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2018.

Ky raport, në pjesën për Kosovën, nxori si probleme: "kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara".


/Ora News.tv/