Kryeministri Edi Rama ka folur për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse ai nuk kishte një ide përfundimtare për këtë çështja, shefi i ekzekutivit tha se jemi përpara një shansi historik, që mund të vijë pas 30 vitesh.

Ndryshimi i kufijve nuk është qëllim, por është instrument, tha Rama në një intervistë për "Opinion".

Edi Rama: Opinioni im është ky, unë nuk e kam përgjigjen që të të them që kjo është zgjidhja, por mund të them se… e para një herë, nuk është kritikë për Hashim Thaçin, unë mendoj se personalizimi i kësaj gjëje është diçka që mund të ketë një kosto shumë të madhe, është një gjë që mund të ketë një kosto shumë të madhe. 

E di cila mund të jetë kostoja? Do ikë ky shans dhe pas 30 vitesh do të takohemi prapë. Ju do takoheni, se unë dhëntë zoti s’do kem më nevojë të vij tek studioja e Fevziut atëherë.

Ne jemi përpara një shansi historik dhe kemi shumë gjasa ta humbasim këtë shans  sesa ta fitojmë nëse sillemi si amatorë.

Duke folur për nismën e PD për veting të politikanëve, Rama dhe se ai nuk është veting, por palaçollëk. "Megjithatë -tha Rama- do t'i japim një shans".

/Ora News.tv/