Korrieri shqiptar kapet me 6 kg kokainë në makinë, furnizonte Bolonjën

Korrieri shqiptar kapet me 6 kg kokainë në makinë, furnizonte

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në dalje të Valsamoggia, pasi në makinën e tij u gjetën 6 kg drogë e llojit kokainë. 33 vjeçari shqiptari banues në Treviso shërbente si "ndërlidhës" i shitjes së drogës.

 Makina e tij u ndal mesnatën e shkuar, çka habiti drejtuesin, i cili mbante me vete sasinë prej 6 kg kokainë të ndarë në pako të vogla dhe të fshehura në një ndarje të krijuar nën ulësen e shoferit.

Shqiptari tani është në burg, në pritje të daljes përpara gjykatës për të vërtetuar paraburgimin.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte një korrier i nivelit të mesëm, ndërsa pluhuri i bardhë ishte destinuar të përfundonte në sheshin e Bolonjës, ku do të tregtohej me pakicë.

EMISIONET