"Korrespondenca dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës"

"Korrespondenca dhe dorëshkrime të Ali Pashë

Një botim voluminoz sjell për lexuesit dorëshkrimet dhe dokumentat për jetën e Ali Pashë Tepelenës. Studiuesi Irakli Kocollari përmes fakteve rrëfen mbi sistemin fiskal të Shqipërisë në shekujt 18 dhe 19, një ndër më të sukseshmit si dhe kthimin e Janinës në një qëndër tregëtare nga Ali Pashë Tepelena .

Studiuesi Irakli Koçollari, me kontribut edhe në fushën e diplomacisë publikoi librin "Korrespondecë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës. Autori ka punuar disa vjet për të finalizuar këtë botim voluminoz që do të pasohet me 4 të tjerë për të treguar më tepër se librat historik për Ali Pashë Teplenën, poltikën e tij, fuqizimin ekonomik të Janinës dhe kthimi në një vend trgetëra me 2000 dyqane.

Irakli Koçollari: Nga dokumentacioni prej 4 mijë faqesh korrespondencës dhe dorëshkrimeve të Ali Pashës unë mund të them në mënyrë të përmbledhur, në fushën ekonomike e ktheu Janinën qëndrën më të lulëzuar ekonomike në të gjithë Ballkanin, nga një qytet me 27 dyqane e ktheu në një qytet me 2300 dyqane. Në dokumente dalin qartë investimet që bëri në ndërtimin e dy shkollave.

Ali Pashë Tepelena, sipas studuesit, njihet në historinë për sistemin fiskal dhe mbledhjen e taksave si dhe vepra të tilla si ndërtimi i kalave që edhe sot janë ekzistuese si ajo e Gjirokastrës dhe Porto Palermos.

Të pranishëm në këtë pomovim ishin personalitet të vendit si ish presidentit mosiut, krybashkiaku Veliaj, drejtues të lartë të policisë, historiane dhe studiues.

/Oranews.tv/

EMISIONET