Koret raciste ndaj lojtarëve të Francës, FIFA gjobit Federatën Ruse

Koret raciste ndaj lojtarëve të Francës, FIFA gjobit

FIFA ka treguar dhe njëherë se nuk i toleron sjelljet raciste në stadium dhe këtë e konfirmon dhe vendimi i fundit që ka marrë ndaj vendit mikpritës së Botërorit të vitit 2018, Rusisë.

Federata Rusë është ndëshkuar me një gjobë prej 30 mijë franga zviceriane nga institucioni më i lartë i futbollit. Ky vendim u mor për shkak të koreve raciste në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Rusisë.

Një pjesë e tifozëve të skuadrës vendase imituan tingujt e majmunëve, duke vënë në qendër të këtyre mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Për më tepër, FIFA ka publikuar një Udhëzues për Praktikat e Mira të Diversitetit dhe Anti-Diskriminimit për të mbështetur të gjitha shoqatat e saj anëtare. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, FIFA u bën thirrje të gjithë tifozëve që të vijnë në stadiumet në një frymë uniteti, paqeje dhe miqësie.





EMISIONET