Koreja e Veriut ka thënë se do të rihapë një linjë telefonike në Korenë e Jugut, për të lehtësuar bisedimet mbi pjesëmarrjen e saj të mundshme në Olimpiadën Dimërore.

Kanali i komunikimeve ndër-koreane do të rivendoset të mërkurën në orën 15:30 sipas kohës lokale, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Kjo vjen pasi Kim Jong-un tha se ishte "i hapur për dialog" me Seulin për të dërguar një ekip në Lojrat Dimërore që do të mbahen në shkurt.

Të dy vendet nuk kanë mbajtur bisedime të nivelit të lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Një vit më pas, Koreja e Veriut preu kanalin e komunikimit, duke refuzuar t'i përgjigjet thirrjeve të Jugut.

/Ora News.tv/