Koreano-jugori firmos "kontratën e jetës", klauzolë 80 milionë eurosh

Performanca në fitoren 3-1 kundër Getafes në Kupën e Mbretit ka realizuar ëndërrën e koreano-jugorit, Kangin Lee.

Ai ka firmosur zyrtarisht një kontratë si futbollist profesionist, duke hedhur të zezën mbi të bardhë në një kontratë me Valencian.

17 vjeçari ka firmosur për 3 sezonet e ardhshme në "Mestalla", teksa ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë euro.Një shifër e kripur për një futbollist të kësaj moshe, por duke ditur mënyrën se si punohet në Spanjë kjo është e domosdoshme.

Që prej transferimit të Neymar te PSG-së nga Barcelona për shifrën e çmendur prej 222 milionë euro, të gjitha klubet spanjolle, pa dallim kategoria kanë nisur të "kyçin" futbollistët e tyre.

EMISIONET