Korçë, zbulohet baza e ikona kishtare të vjedhura në Greqi

Korçë, zbulohet baza e ikona kishtare të vjedhura në Greqi

Shkatërrohet një rrjet i trafikut të ikonave kishtare. 

Policia e Korçës gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen nr 4 ka gjetur 25 (njëzetë e pesë) Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 (tridhjetë e shtatë) monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Në pranga kanë rënë Beni Kosturi, 49 vjeç, banues në Korçë dhe Nerald Karollari, 30 vjeç, banues në Mborje. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, banues në Korçë.

"Shtetasit e mësipërm dyshohet se këto objekte do t'i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre" informon policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës" parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal.

EMISIONET