Tre persona janë plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur në rrgën Korçë-Pogradec në fshatin Çaushli.

Policia sqaron se "mjeti tip "Volksëagen" me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç ka përplasur dy këmbësorë, por ka mbetur edhe vetë i plagosur."

Dy këmbësorët e plagosur janë shtetësja A.K 43 vjeçe dhe një 10-vjeçar me iniciale A.V. Të tre të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa fëmija 10-vjeçar u nis me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra në trup.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit


Shikoni fotogalerinë:

/Ora News.tv/