Korçë, kanosën aksionerët e dy shoqërive të transportit për t'i marrë pasurinë, arrestohen

Policia e Korçës ka ndaluar dy persona, të cilët me anë të kanosjes dhe dhunës i kanë kërkuar pasurinë disa aksionerëve të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve.

Në kuadër të operacionit "Stacioni" u ndaluan shtetasit E. Ll., 31 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe 30-vjeçari S.F nga fshati Vreshtas i Korçës.

"Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky aktivitet kriminal i dy personave kishte filluar në maj të vitit 2018.

EMISIONET