Korçë, 35 vjeçari plagoset me thikë pas konfliktit me dy persona të tjerë

Korçë, 35 vjeçari plagoset me thikë pas konfliktit me dy

Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr 17 të qytetit, ku shtetasi Z.M është goditur me thikë pas një konflikti që ka pasur me dy person atë tjerë.

Rreth orës 15:45, Z.M është paraqitur në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe bluzat e bardha kanë njoftuar policinë.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dy personat e përfshirë në konflikt me të plagosurin.

Aktualisht Z.M, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET