Korçari kapet me doza kanabis

Korçari kapet me doza kanabis

Një 38-vjeçar nga Korça, i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar nga policia për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale L.M, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.A, 35 vjeç, banues në fshatin Hotolisht të Librazhdit, i dënuar më parë për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Sipas policisë, "dy persona në bashkëpunonin me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Ata u lokalizuan në lagjet nr.8 dhe nr.17 të qytetit të Korçës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit L.M, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa si dhe 17.500 lekë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” të cilin shtetasi F.A.,drejtonte si edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan disa doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET