Dëbora bllokon disa fshatra në Dibër, në Korçë qarkullimi i makinave bëhet me zinxhirë

Dëbora bllokon disa fshatra në Dibër, në Korçë

Qarku i Korçës është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora.

Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Korçës, ndërsa borëpastrueset po pastrojnë rrugët për të lehtësuar qarkullimin

Nga reshjet e borës në Korçë, deri tani nuk ka probleme në qarkullim e automjeteve. Ndërsa në Qafë Plloçë policia nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë. 

Edhe në Dibër ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Në disa zona të thella malore si Kalaja e Dodës, Lura, Trebisht, Selishtë kanë mbetur të izoluara.

Trashësia e borës në zonat e thella malore arrin 40-50 cm. Ndërsa aksi rrugor Peshkopi-Librazhd është i pakalueshëm deri në këto momente.

Reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Prrenjasit, ku në fshatin Stebleve bora ka arritur 30 cm. 

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET