Vanja, Sonja dhe te Tjerë, ka qenë shfaqja triumfuese e edicionit të dytë të "Koko Festë" në Korcë. Komedia e dramaturgut amerikan, Christopher Ferdinand Durang, me regji të Driada Dervishit, risolli për publikun kastën e aktorëve Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Besmir Bitraku, Adelina Muça dhe Valina Muçolli. Për 6 netë me radhë, skena e teatrit Andon Zako Çajupi të Korcës, u jetësua nga shfaqjet e trupave të teatrit të ardhur nga Tirana , Durrësi, Vlora, Kosova e Maqedonia. Pjesëmarrësit vleresuan festivalin që synon të kthehet në tradite për qytetin. Në përfundim të "koko festë" Yllka Mujo rrëmbeu cmimin e karrierës, aktori më i i mirë protagonist u zgjodh Neritan Liçaj. Në shenjë mirënjohje, çmimi i teatrit shkoi për aktorin Marko Bitraku.   koko feste /Oranews.tv/

/Ora News.tv/