Korça ‘bashkon” qeveritë e Shqipërisë e Kosovës

Korça ‘bashkon” qeveritë e Shqipërisë e

Në Korçë po bëhen përgatitjet e fundit për mbledhjen e katërt të përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës! Përzgjedhja e Korçës për këtë takim, mirëpritet nga banorët e juglindjes të vlerësojnë marrëdhënien mes dy shteteve theksojnë se ka ende për të bërë. Ndërkohë delegacioni nga Kosova po shfrytëzon këto orë të mbetura për të vizituar qytetin.

Shtëpia e Flamurit në Korçë u përzgjodh si simbolikë e veçantë për të bërë bashkë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përzgjedhja e Korçës për këtë takim, mirëpritet nga banorët e juglindjes që vlerësojnë marrëdhënien mes dy shteteve theksojnë se ka ende për të bërë.

Banorët: Shumë gjë e bukur, shumë gjë e mirë për të mirën e vendit, për të mirën e popullit.

Heqja e doganës dhe detyrimeve të dyfishta në kufi që synohet në një prej marrëveshjeve mes dy qeverive është një prej kërkesave të qytetarëve.

Qytetarët: Ka të meta të vogla, në kufi pagesa, dogana, këto gjëra që vendosin.

Ndërsa për studiuesin Niko Kotherja, ky takim merr rëndësi të veçantë për shkak të simbolikës ku u zhvillua dhe vigjiljes së 105-vjetorit të Pavarësisë që bëri bashkë shqiptarët.

Kotherja: Normalisht duke patur në sfond dhe ngjarjet historike, të cilat i njohim, i vlerësojmë dhe në gjurmë të të cilave ne vazhdojmë të ecim përpara duke nënshkruar marrëveshje, duke patur bashkëpunime që historia të mos na gjykojë më vonë për një boshllëk marrëveshjesh të tilla.

Delegacioni nga Kosova u akomodua në një prej holeteve në zonën e Pazarit të Korçës, ndërsa ai shqiptar ka zgjedhur një hotel në Bulevardin Republika.

Gjatë qëndrimit në Korçë, delegacioni dhe anëtarët e qeverisë së Kosovës vizituan disa prej muzeve të qytetit. Për gjatë gjithë ditës, Korça ishte blinduar në masa të rrepta sigurie për të garantuar rendin dhe qetësinë në një ditë me simbolikë të veçantë për dy shtetet shqiptare.

EMISIONET