Administrata doganore konstatoi një sërë shkeljesh gjatë kontrolleve të ushtruara për deklarimin e akcizës në kuadër të aksionit antiinformalitet.

Drejtori i Doganave, Arlind Gjokuta tha se 71 raste kanë rezultuar me shkelje. Në total vlera e penaliteteve arrin në 1.2 mln euro.

Arlind Gjokutaj: "Për raste të veçanta, ku janë evidentuar elementë të veprës penale, ka nisur hetimi dhe aktualisht janë referuar në prokurori 9 raste. Në total, për rastet e evidentuara me shkelje, detyrimet e munguara kanë qenë rreth 50 mln lekë, kurse penalitetet e vendosura janë afërsisht 98 milionë lekë. Totali i detyrimeve që duhet të paguajnë subjektet e evidentuara me shkelje është 148 mln lekë, ose rreth 1.2 mln euro."

Ministrja e Financave Anila Denaj paralajmëroi se kontrollet për akcizën do të shtrihen deri në tre vite.

Anila Denaj: Këto penalitete, në varësi të llojit të subjektit dhe përsëritjes së mosdeklarimit, shkojnë deri në 5-fish të detyrimit të munguar apo deri në revokim të autorizimit për të zhvilluar veprimtari me mallrat e akcizës.

Zbatimi i planit operacionial në produktët e akcizës, sipas administratës doganore ka dhënë efekte pozitive pasi të ardhurat nga akciza për muajin korrik ishin 4.86 mld lekë, duke u realizuar në masën 107 % ndaj planit dhe me rritje prej +17.8 % krahasuar me korrikun e vitit 2018.

/Ora News.tv/