Kontroll për qumshtin, Peleshi paralajmëron aksione intensive për produktet shtazore

Kontroll për qumshtin, Peleshi paralajmëron aksione intensive për

Autoritet ushqimore do të kryejnë kontrolle intesnive në tregun e qumshtit dhe nënproduktet e tij për të parë kushtet dhe sigurinë në të cilën tregëtohet. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nga Lezha ku vizitoi nje fermë moderne, se inspektimet do të përfshijnë dhe supermarketet e do të ndërtohet një sistem për sigurinë e produkteve.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka vizituar një fermë mbeshtetur nga qeveria një investimi prej 2.5 milionë euro ka realizuar një kompleks blegtoral me cikël të mbyllur, pra që nga ushqimi i kafshëve, mbarështimi e deri tek përpunimi i qumshtit. Nga kjo vizitë, ministri Peleshi paralajmëruar kontrolle intenesvite në tregun e qumshtit, për të cilën herë pas heret janë ngritur nga konsumatorët për mungesën e kontrolleve.

Peleshi: Kjo fabrikë moderne e përpunimit të qumështit, nga më modernet në Shqipëri, sot që flasim nuk punon më. Është mbyllur. Ashtu sikundër kishim shumë thertore, që kishin investuar miliona euro dhe nuk punonin, sepse deri dje konkurroheshin nga pika të therjes me investime 5 mijë euro, 10 mijë euro, pra thjesht me një çengel të varur dhe i kishin kostot pothuasje zero, dhe i kishin çuar drejt mbylljes investimet e mëdha. Tani ka ndodhur e kundërta, këto pika therjeje janë mbyllur. I njëjti skenar do të ndodhë, po e them shumë shqip, pa u tërhequr, edhe në fushën e përpunimit të qumështit. Jemi të vetëdijshëm që është një fushë më e komplikuar, por nuk tërhiqemi, do të shkojmë deri në fund, derisa tregu i prodhimit dhe i përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në Shqipëri, të jetë njëlloj si në gjithë Europën.

Nisur nga subjekti në fjalë, ministri Peleshi tha se me këtë mbështetje në sektorin bujqësor, fermerët duhet të rrinë dhe të investojnë në bizneset e ngritura.

Peleshi: Mund të mbijetosh, të bësh biznes, të ndërtosh një ekonomi të mirë edhe duke qenë i vogël, një prodhues i vogël, apo një përpunues i vogël. Kjo nuk është një reformë për të mbyllur të vegjëlit dhe për të lënë të mëdhenjtë. Kjo është një reformë, për të lënë në lojë, ata që janë seriozë. 

Përveç tregut të qumshtit, ministri Peleshi paraljmëroi kontrolle në supermarketet edhe për produkte të tjera; me qëllimin mbrojtjen e konsumatorit.

EMISIONET