Facebook duket se nuk do të heqë videon e modifikuar të Mark Zuckerberg nga Instagram, ku duket se krediton një organizatë sekrete për suksesin e tij.

Klipi njihet si një "deepfake", i bërë nga softueri AI që përdor fotot e një personi për të krijuar një video të tyre duke folur.

Në videon e montuar, Zuckerberg dëgjohet duke thënë: "Imagjinoni këtë për një sekondë: Një burrë me kontroll të plotë të vjedhur nga të dhënat e miliarda njerëzve, të gjitha sekretet e tyre, jetën e tyre, të ardhmen e tyre. I kam borxh gjithçka Specter. Specter më tregoi se kushdo që kontrollon të dhënat, kontrollon të ardhmen".

Një zëdhënës i Instagram tha se videon do e trajtojnë njësoj si të gjitha dezinformimet e tjera.

Ndërkohë Facebook ishte kritikuar më parë për mos heqjen e një klipi të modifikuar të kryetarit të dhomës amerikane, Nancy Pelosi.

Rrjeti social ka njoftuar se postimet do të shqyrtohen në softuer, ku vendoset se kush ka përmbajtje të paparanueshme dhe duhet hequr.

Përveç kësaj, ata do të ndërtojnë mjete për t'i ndihmuar punëtorët e tjerë të shqyrtojnë materialin potencialisht të dëmshëm.

/Ora News.tv/