Kontakte me PSG-në, Dybala “irriton” Juventusin

Kontakte me PSG-në, Dybala “irriton” Juventusin

Situata aktuale e marrëdhënia midis Paulo Dybala dhe Juventusit mbetet ende një mister, por duket se mes klubit bardhezi dhe talentit argjentinas ka një krisje, i cili ndeshjen kundër Bolognës e pa nga stoli, për të dytën herë me radhë, pas aktivizimit të paktë dhe në takimin e “Juventus Stadium” përballë Interit ku u aktivizua vetëm në minutën e 75-të.

Por, ajo që zbulon “Corriere della Sera” është diçka për t’u marrë në konsideratë. Vëllai i tij që kujdeset për interesat financiare e futbollistike të Paulo Dybala, Mariano ka qenë së fundi në një udhëtim drejt Parisit, ku pretendohet se është takuar me drejtues së ekipit të PSG-së ku dyshohet se i ka ofruar shërbimet e argjentinasit skuadrës franceze.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane që kur Mariano menaxhon interesat e vëllait të tij është vënë re një ndryshim i metodës së stërvitjes së Dybala, aq sa Allegri është detyruar ta lërë jashtë formacionin shpesh dhe me vullnet të plotë, pa pasur ndonjë arsye tjetër përtej futbollit.

Udhëtimi i vëllait të tij në Paris dhe takimi me drejtuesit e Paris SG ka irrituar edhe administratorin e deleguar të Juventusit, Marotta, aq sa bardhezijtë duket se kanë ndërprerë çdo diskutim mbi një rinovim të mundshëm të kontratës.

Mariano, nga ana e tij, është shprehur i bindur se mundet ta largojë Dybala-n në çdo skuadër europiane, pasi ai konsideron vëllain e tij si pasardhësin e Neymarit, që në qershor mund të përfundojë te Reali i Madridit.

EMISIONET