Studiuesit kanë zbuluar se kanella mund të ndihmojë njerëzit që të humbasin peshë. Cinnamaldehyde është një vaj thelbësor që jep një erëz të vecantë dhe është provuar tek minjtë, të cilët duhen mbrojtur nga obeziteti.

Tani, studiuesit e Universitetit të Michigan kanë deklaruar se vaji aktivizon 'thermogenesis', një proces trupor metabolik i cili djeg kaloritë.

Ndërkohë që po bëhen studime për të konfirmuar që përfitimet nuk kanë efekte anësore, teoritë janë testuar në trupin e njeriut  vetëm në laborator.

“Kanella ka qenë pjesë e dietave tona për mijëra vjet dhe njerëzit e pëlqejnë. Pra, nëse mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër obezitetit, mund të ofrojë një trajtim ndaj shëndetit metabolik që është më e lehtë për pacientët,” – tha Wu për Independent.  

/Ora News.tv/