Për aktoren, Rajmonda Bulku, sistemi i kontratave përmes të cilës funksionon tashmë Teatri Kombëtar e vë aktorin në ankth.

Megjithatë e ftuar në emisionin "Arkapia" të Elsa Demos, aktorja nuk e sheh efikase as ekzistencën e një trupe permanente.

Teksa bën një bilanc politik të mandatit të saj si deputete e PD-së në Kuvend në funksion të Teatrit, Bulku thotë se u dha zë shumë shqetësimeve por shansi i keq i saj është se u ndërruan disa Ministra Kulture në atë 4 vjeçar.

Megjithatë, ajo vlerëson se gjatë qeverisjes së djathtë, aktori ishte më i vlerësuar financiarisht.

Demo: Statusi juaj në Teatrin Kombëtar?

Bulku: Di që tani është një sistem kontratë.Unë jam tani sepse firmos një kontratë, kam pasur punë. Nëse kam pasur punë në 6 mujorin e parë, ndodhin dhe ca çudira këtu, apo në 3 mujorin e parë unë kam firmosur kontratë 3 mujore, 6 mujore apo 1 vjeçare.

Demo: A është efiçente kjo mënyrë kontratash?

Bulku: E vë aktorin vetëm në një ankth që të vraposh çfarë të kapësh,  ku të kapësh. Por edhe në një trupë permanente çfarë do të bësh pastaj, do të jenë të njëjtët që do të luajnë dhe nuk je në konkurencë. Ka të drejtë dhe ai që është jashtë teatrit. Dikur me këtë ide, që mbase e kishte më të mirë por shumë të përparuar për kohën ka qenë Alibali. Ai erdhi me këtë vizion që duhet të rrinë shumë pak, kategoria e parë e aktorëve dhe pastaj sistem kontrate. Ishte e pamundur ta bëjë, ishte shumë herët për të nxjerrë njerëzit në rrugë të madhe se ku do të shkoje vetëm me një Teatër, megjithëse ka qenë dhe Estrada. Është e vështirë ta diskutosh, shkolla prodhon çdo vit. Ka mbetur akoma vetëm një Teatër Kombëtar që ka sallën më të madhe dhe shikueshmërinë më të madhe. Sallat e tjera janë të vogla, punon shumë Teatri Eksperimental por është vetëm me 200 vende.Janë salla të vogla.Ajo që gjëmohet është vetëm Teatri Kombëtar.

Demo:  Në vitet 2009-2013 si deputete e PD çfarë nuk keni arritur të përmbushnit me fjalën tuaj në drejtim të Teatrit?

Bulku: Fillimisht kam filluar të flas, sigurisht janë harruar këto tani.Gjëja e parë që kam thënë është se duhet të ktheheshin teatrot në kategorinë e parë të disa qyteteve. Ministrat e Kulturës në atë 4 vjeçarin tim janë ndërruar shumë shpesh, asnjëherë nuk lidheshe që prit të qëndrojmë një katër vjeçar dhe të bëjmë 3 gjëra se 5 nuk bëhen dot.Kjo mbase ishte një e keqe imja.

Demo: A nuk nju duket tani se për Teatrin më shumë propagandë se vepra konktrete?

Bulku: Absolutisht.Çdo gjë. Nuk mund të merrem me krahasime se them se ka qenë një zë i ulët gjithmonë. Ka aktorë që thonë në 2005 na u bë rroga dyfish, u bëmë njerëz. Një aktor më ka thënë kam veshur kostum për herë të parë në jetën time. Kjo ishte respekti që kishte në atë kohë kryetari i shtetit për artin.

Demo: Jeni realiste ku e vlerësoni Berishën për dashurinë e tij për artistët?

Bulku: Mund të mos kishin mundësi financiare për të bërë Teatër të ri apo godina që kushtonin por të paktën artistit në teatër i dha mundësinë për të jetuar më mirë nga çfarë është sot. I dyfishoi rrogën dhe kishte një figurë artistike që vlerësohej.

Demo: Salla ishte më bosh.

Bulku: Çfarë rëndësie ka, herë pas here ka shfaqje dhe shumë të mira. Ta diskutojmë dhe atë sallën që mbushet sot. Edhe ajo është për të diskutuar me nivelin e veprave. Ne po na mbushet salla edhe me këto vepra që ti mund të kesh kufizimet e tua.

Demo: Nuk do të merreni më me politikë?

Bulku: Jo. Politika është shumë e keqe, nuk mund të jesh mirë me veten.

/Ora News.tv/