Kolegji Posaçëm i Apelimit ka vijuar seancen degjimore pwr procedimin disoplinor ndaj Komisionerit publik Helidon Saraçi. Ne seancen e sotme u degjuan pretendimet e vetë komisionerit ne lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM.

Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij që nga korriku i vitit të kaluar nuk ka kryer asnjë shkelje. Saraçi tha se nuk  ishte bërë pengesë për miraitmin e rregullores se brendshme të komisionerit publik ndërsa shtoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë.

Pasi admimistroi provat shkresore kolegji shtyhu seancën për ditën e premte kur pritet të jepet vendimi. Për Saraçin është kërkuar si masë disiplinore shkarkimi nga detyra.

Ndërkohë avokati i Saraçit, Shaqir Hasanaj, e cilësoi këtë gjykim të dhunshëm dhe me goditje të përqendruar duke pohuar se akuzat nuk qëndrojnë.

Avokati i komisionerit: Është një gjykim i dhunshëm, nëse mund të quhet gjykim është një gjykim me goditje të përqëndruar duke mohuar çdo liri dhe të drejtë. Është e habitshme si mund të ndodhin sot. Unë nuk pata asnjë mundësi të realizoj mbrojtjen time.


/Ora News.tv/