Konjufca: Për Thaçin më e rëndësishme të bëj fotografi me Vuçiçin

Konjufca: Për Thaçin më e rëndësishme të

hefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha sot në Kuvendin e Kosovës se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk bën të jetë në krye të dialogut me Serbinë.

Konjufca tha se presidenti Thaçi është duke u frikësuar shumë nga Gjykata Speciale.

Ai tha se për Thaçin më e rëndësishme është që të shkojë në Bruksel, t’i shtrëngojë duart me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe të bëj fotografi, sesa të jetë në Kosovë e të merret me krijimin e një platforme për bisedime me Serbinë e të merrej vesh me partitë politike në Kuvend.

Konjufca tha se një asnjë mënyrë nuk duhet të shkelen vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë.

Ai tha se një autonomi e kontrolluar nga Serbia është bonjëzim i Kosovës.


EMISIONET