Në lidhje me konfliktin e dy familjeve në Fier, policia ka arrestuar pesë persona, mes tyre edhe personi që mori armën punonjësit të policisë dhe qëlloi mbi një person tjetër.

Daniel Braçe, 21 vjeç dhe Gazmend Braçe, 22 vjeç, të dy banues ne Levan akuzohen për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" e "Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik". Shtetasi Daniel Brace, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Po ashtu u arrestuan për "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" , "Mbajtje pa leje e armëve të ftoha" edhe babë e bir, Aleksander Zhapaj 51 vje dhe Aldi Zhapaj, 22 vjeç, banues në Ferras, Fier si dhe një tjetër shtetas me iniciale E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" , "Mbajtje pa leje e armëve të ftoha" i shtetasve Aleksandër Zhapa 51 vjeç nga Ferrasi dhe djali i tij Aldi Zhapa 22 vjeç. Ndërsa është arrestuar edhe një 32-vjeçar nga Vlora me iniciale E.K.

Policia thotë se nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Policia sqaron se gjithsej në këtë sherr u plagosën 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri. 

/Ora News.tv/