Inspektoriati i Punës i ka lënë afat kompanisë Albacall që të  gjejë një zgjidhje  me punonjësit deri në 11 korrik. Irida Qosja,  drejtoreshë pranë Inspektoriatit të Punës, u shpreh se ata janë thirrur për të ndërmjetësuar mbi mosmarrëveshjet, por në kontratat e punonjësve nuk është i përcaktuar element i bonusit, ndërsa mungon edhe kontrata kolektive.

Kompanisë Albacall i është lënë afat deri në 11 korrik për sqarimin e konfliktit me punonjësit.

Drejtoresha e Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës pranë Inspektoriatit të Punës deklaron se do verifikohen pagat që nga janari për të parë elementin e bonusit pasi në kontratë nuk është e specifikuar.

Pas kësaj Inspektoriati do të marrë një vendim.

Irida Qosja: Afati i kompanisë me vendimin e fundit të inspektortëve të punës është 11 korrik. Punëdhënësja në prezencë të punëmarrësve kërkoi një afat më të shtyrë për shkak të numrit dhe volumit të madh që duhet të përpunojë dhe është diskutuar një datë 20. Por aktualisht vendimi i fundit i joni është me datë 11.07.2019 dhe ne do të shprehemi pas kësaj date mbi ato përllogaritje  të cilat do ti marrim në dorë nga janari.

Inspektoriati i Punës sqaron se pavarësisht negociimit midis punëdhënist dhe punëmarrësit, punonjësit nuk kanë një kontartë kolektive.

Irida Qosja: Zyra Rajonale e Punësimit na informon që negociimi do të bëhet, por në kushet aktuale nuk kemi një kontratë kolektive të kësaj përfaqësie me punëdhënësin dhe kërkon informacion nëse është shkelur kodi i punës për këta punonjës me qëllim gjetjen e  zgjidhjeve. Zgjidhja do të jetë gjithmonë në favor të punëmarrësve, por sipas instrumentave dhe rrugës ligjore të duhur.

Përfaqësia e Inspektoriatit të Punës kanë informuar palët për detyrimet që kanë ndërsa kanë paralajmëruar se nëse punonjësit nuk janë sindikatë, ligjërisht nuk i njihet greva.

/Ora News.tv/