Konfiskohet drogë në anijen luftarake

Konfiskohet drogë në anijen luftarake

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi informoi se ushtria gjeti drogë të fshehur në një anije trajnimesh të marinës që ishte planifikuar për një udhëtim drejt Turqisë dhe Greqisë.

Anija "Jardan" ose "Adriatik" ishte kontrolluar të premten herët, 19 prill, pasi ishte mësuar se banda kriminale kishin planifikuar anijen për ta përdorur për trafikim droge.

Sipas deklarates se ministrise, dhjetra kilogram drogë janë gjetur gjatë kontrollit në portin e Tivarit dhe hetimet po vazhdojnë.

E përditshmja e Podgoricës “Vijesti” raporti se autoritetet konfiskuan më shumë se 50 kilogramë droge.

Anija ka qenë në qendër të debatit për pronësinë e saj mes Malit të Zi dhe Kroacisë pasi kjo e fundit deklaronte se i takonte asaj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Nuk ështe e qarte ende nëse pas zbulimit të drogës, anija 86 vjecare do të fillojë trajnimin e planifikuar me 42 studentë. 

EMISIONET