Sulmuesi francez, Antoine Griezmann dëshiron që me çdo kusht të luajë me Barcelonën.

Kampioni i Botës pritet t'i bashkohet katalanasve më 1 korrik dhe sipas asaj që raporton faqja sportive "SoccerLink", Griezmann është i gatshëm të sakrifikojë edhe rrogën vetëm për të luajtur në "Camp Nou". Duke iu referuar këtyre burimeve, ylli i Atletico Madrid është gati të firmos për 17 milionë euro në sezon me katalanasit.

Aktualisht sulmuesi i Atletico Madridit paguhet 23 milionë euro në vit, por këtë pagë te Barcelona i kanë treguar që nuk do të mund t’ia japin. Kësisoj, Griezmann do të pranojë të paguhet 17 milionë euro në vit, vetëm që të luajë përkrah Lionel Messit dhe së bashku të synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

/Ora News.tv/