Pesë milionë euro për yllin e Interit.

Është kjo oferta financiare për zikaltërit për të lënë të lirë një nga mbrojtësit më të mirë të organikës, Joao Miranda. Lajmi është bërë i ditur nga "Fox Sports Brazil", që zbulon se pas kësaj oferte është skuadra braziliane e Sao Paulo.

Largimi i Miranda do të sillte lehtësira në arkat e Interit si dhe hapësira për Diego Godin. Tani është praktikisht e konfirmuar se Godin do t'i bashkohet zikaltërve si futbollist i lirë, me kontratën e tij me Atletico Madrid që përfundon në qershor.

Miranda është kandidati i mundshëm për t'u larguar, pasi Andrea Ranocchia sapo ka nënshkruar një marrëveshje të re. Kontrata e tij me Interin skadon në qershor të vitit 2020 dhe kjo e shtynë akoma dhe më shumë Interin që ta nxjerr në treg.

/Ora News.tv/