Kishte disa kohë që përflitej se reperi Gjiko dhe e dashura e tij Elita Rudi do të finalizojnë lidhjen e dashurisë me martesë.

Kjo gjë është konfirmuar nga Prive që ka publikuar fotografitë e ftesës së dasmës.

Ata do ta realizojnë dasmën në një restorant në afërsi të Prishtinës dhe thuhet se do jetë me 21 shtator.

Kujtojmë se të dy u njohën në një emision ku Gjiko ishte i ftuari i Elitës dhe aty lindi romanca e dashurisë.

/Ora News.tv/