Konfirmohet dëmtimi i argjentinasit të Milanit, do mungojë për katër muaj

Konfirmohet dëmtimi i argjentinasit të Milanit, do mungojë

Lucas Biglia mbyll praktikisht sezonin. Mesfushori i Milanit do të mungojë për rreth katër muajt e ardhshëm, duke mbyllur vitin 2018 në infermieri dhe duke vendosur në rrezik sezonin.

Argjentinasi iu nënshtrua një operacioni në tendinat e këmbës së djathtë.Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi, ndërkohë që operacioni është kryer në Finlandë, pasi profesori Sakari Orava u zgjodh për të kryer operacionin delikat.

Një lajm vërtetë i rëndë për Gennaro Gattuson, që humbet një benjamin në repartin e tij të mesfushës.

EMISIONET