Shtyrja e ligjit, që ndalon projektet e tipit PPP/partneritetit publik privat dhe kontratat koncesionare “të pakërkuara” shikohet me shqetësim nga Konfindustria shqiptare.

Sipas saj, ky vendim i mazhorancës, pas shkeljes së afatit të parë në shtator 2018, kjo është shkelja e dytë kohore radhazi e zotimit që qeveria kishte ndërmarrë para FMN dhe institucioneve të tjera financiare të huaja, për ndërprerjen e kontratave koncesionare të tipit të“pakërkuar” në sektorët e infrastrukturës rrugore.

Këto dy shtyrje sipas konfindustrisë janë pasojë e lobeve të fuqishme pranë qeverisë.

“Shkelja e dytë e zotimit qeveritar dhe Kuvendit të Shqipërisënë mos miratimin edhe të projekt ligjit me fushë veprimi të kufizuarështë shenjë e qartë e pranisë lobuese të fuqishme në kundërshtim me interesin publik në vendimarrjen politike shqiptare.”

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e papërgatitur për mbrojtjen e interesit publik në përdorimin e PPP dhe kontratat koncesionare të tipit “ pakërkuar” në veçanti.

“Institucionet shtetërore dhe gjyqësore janë të dobta dhe të paafta duke krijuar kushte të përshtatshme për prani të zgjeruar tëkorrupsionit, seriozisht në afatgjatë qëndrueshmërinë financiare të buxhetit të shtetit, konkurencën e lirëtë bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

Aktualisht llogariten mbi 100 milionë euro në vit detyrimet që buxheti i shtetit ka për zbatimin e kontratave të deritashme koncesionare dhe PPP.

Vetëm në muajin qershor janë miratuar në Kuvend kontrata koncesionare të“pakërkuara” me vlerë të përgjithshme mbi 300 milion euro.

/Ora News.tv/