Koncesioni i sistemit te tatimeve, aferë korruptive!

Koncesioni i sistemit te tatimeve, aferë korruptive!

Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve por te buxhetit të shtetit.

Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.

Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë.

Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!

EMISIONET