Kompromiset e aktorëve, Bulku: Mund të luash një rol edhe pse nuk të pëlqen

Kompromiset e aktorëve, Bulku: Mund të luash një rol edhe pse nuk

Shanset dhe mundësitë e pakta për të luajtur mund të "detyrojnë" një aktor për të bërë kompromis me veten për të pranuar një rol që realisht nuk i pëlqen.

Rajmonda Bulku, aktore aktive në skenë që bashkon dy breza aktorësh, të rinjtë dhe ata që në njëfarë mënyrë janë duke lënë karrierën e tyre, e ftuar në emisionin "Arkapia" të Elsa Demos shprehet se mund të bësh edhe gjëra që nuk i pëlqen fare thjesht për të qenë në skenë.

Bulku: Padyshim, mund ta bësh. Por është e vështirë sot. Edhe mund të mos e bësh sepse thua do të përpiqem ta bëj, do përshtatem. Apo nuk do ta bëj fare. Dhe kush është humbja pastaj? Kjo nuk është e keqja e aktorit, është nëse nuk nuhat regjisori që ka bërë gabim në kastin.Mund të bësh dhe gjëra që nuk të pëlqejnë fare për të bërë një vepër, për të qenë. Në psiqikën tëndë do të bësh një autosugjestion: Duhet të të pëlqejë ky rol dhe duhet ta bësh sepse po nuk e bërë nuk fiton asgjë. Nëse fiton pak para, fiton një gjë tjetër. Edhe regjisorë të mirë gabojnë, nuk gabon vetëm aktori. Për të thënë jo është shumë kollaj.

Demo: A e humbisni gjumin, oreksin, apo shqetesimi të jetë në një gradë të tillë kur jeni para një roli, shfaqeje?

Bulku: Gjumin e kam gjithmonë të hequr, vuaj nga pagjumësia e trashëguar nga mamaja ime. Por padyshim që ka, kur ka role që të kushtojnë në skenë, duan një vëmendje të madhe. Por më herët, tani nuk më ndodh më. Jam e qetë dhe goxha e lumtur, por mbetet gjithmonë në premierë.

Demo: Si ja bëni kur jeni pa gjumë?

Bulku: Mezi ngrihem në mëngjes, e lodhur. Ndoshta prandaj dukem sikur jam njeri pa humor. Kur je e pagjumë je pa nervoze,  ose e lodhur.


EMISIONET