Luftë informalitetit, bankat kredi vetëm në bazë të bilanceve zyrtare

Luftë informalitetit, bankat kredi vetëm në bazë të

Që nga 1 janari i viti 2018 bankat do të japin kredi për bizneset vetëm në bazë të bilanceve zyrtare që do të meren nga Tatimet. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se informaliteti deformon ekonominë dhe  për këtë është e nevojshme që të ndërmeren masa konkrete. Kjo nismë sipas Guvernatorit pritet të japë efekte pozitive edhe në cilësinë e kreditimit.

Kreditimi i bizneseve  nga bankat e nivelit të dytë që prej 1 janarit të viti të ardhshëm do të bëhet vetëm duke u mbështetur në bilancet zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se kjo masë tashmë do të nisë të zbatohet për të gjitha bizneset pasi informaliteti deformon dhe pengon rritjen e ekonomike.

Sejko: Në disponimin e deklaratave tatimore ato, duke filluar nga 1 janari edhe për bizneset e tjera, për bizneset e mëdha unë e theksova që ato kanë aplikuar tashmë por edhe për bizneset e tjera do ti referohen deklaratave tatimore, pra të dhënave zyrtare të cilat prezumohet që ato i disponojnë. Nga mbikqyrja dhe kontrolli që ne kemi ushtruar kemi verifikuar që ato i disponojnë.

Sipas Guvernatorit, informaliteti në ekonomi ka ndikuar edhe në rritjen e nivelit të kredive të këqia.

Sejko: Edhe ndikimi negativ që informaliteti ka dhënë në ecurinë e kreditimit dhe cilësinë e kredisë ai ka dëmtuar edhe vetë kredimarrësit. Marrja përsipër e rreziqeve përtej kapaciteteve paguese të paidentifikuara si pasojë e mungesës së qartësisë së pasqyrave financiare ka shkaktuar dhe dështimin e shlyerjes së kredive duke i përballur kredimarrësit me situata të paparishikuara prej tyre.

Vetëm pak kohë më parë, qeveria Rama ka shpallur nismën për luftë kundër informalitetit e cila do të përqëndrohet kryesisht tek bizneset e mëdha.

EMISIONET