Kompania Bankers Petroleum Albania, mohon të jetë gjobitur me 120 milion euro nga autoritetet doganore shqiptare, ndërsa raportimet në media për këtë çështje i quan të pavërteta.

Bankers, përmes një reagimi zyrtar konfirmon se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndonjë penalitet nga Dega e Doganës Fier apo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të cilat kontrollojnë vazhdimisht aktivitetin e kompanisë.

Bankers Petroleum thotë se është vazhdimisht subjekt i kontrolleve të autoriteteve doganore dhe tatimore në përputhje me ligjet në fuqi të vendit.

Në të gjitha proceset administrative të kontrollit nga ana e këtyre autoriteteve, Bankers ka qenë dhe mbetet plotesisht bashkëpunues” - thuhet në reagim.

Më tej, kompania naftënxjerrësë thekson se aktiviteti i Bankers Petroleum është tërësisht transparent pasi është në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet shtetërore shqiptare dhe veçanërisht atyre tatimore dhe doganore.

Bankers thotë se mbetet i angazhuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me të gjithë autoritetet.

/Ora News.tv/