Linja ajrore izraelite "El A1" i ka dërguar një letër Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke i kërkuar që të ndikojë ndaj Arabisë Saudite që të lejojë rivendosjen e fluturimeve midis Tel Avivit dhe Indisë përmes hapësirës ajrore saudite.

Të mërkurën, Air India njoftoi se i është dhënë leja për të përdorur hapësirën ajrore të Arabisë Saudite për fluturime direkte nga Delhi në Tel Aviv, të cilat planifikohen të operojnë tri herë në javë.

Leja nga Rijadi për Air India, do t'i jepte një avantazh të rëndësishëm dhe të padrejtës mbi kompaninë izraelite El A1, transportuesi më i madh në Izrael.

Kompania thotë gjithashtu, se vendimi shkel Konventën e Çikagos, e cila nuk lejon që vendet të mbyllin hapësirën ajrore dhe të diskriminojnë kompanitë ajrore bazuar në përkatësinë e tyre kombëtare.

"Unë po kërkoj që ICAO, e cila ka fuqinë për të zbatuar dispozitat e Konventës së Çikagos, të marrë masa ... për të siguruar leje të barabartë për El Al për të fluturuar mbi Arabinë Saudite", thuhet në letrën, siç citohet nga Reuters.

/Ora News.tv/