Komisioni vendos datën, Duka alternativa "e vetme"

Komisioni vendos datën, Duka alternativa "e vetme"

Më datë 7 Shkurt i gjithë opinioni sportiv do të mësojë nëse federata shqiptare do të vijojë të drejtohet nga Armand Duka apo një emër tjetër do të marrë në duar "timonin" e organit kryesor qeverisës në futbollin shqiptar.

Komiteti Ekzekutiv në FSHF në mbledhjen e fundit të zhvilluar në zyrat e këtij insitucioni ka vendosur datën se kur do të mbahet asambleja zgjedhore , aty ku do të kryhet edhe proçesi i votimeve për të përcaktuar presidentin e organzimit që drejton sportin më të dashur për shqiptarët.

Asambleja do të zhvillohet në qytetin e Durrësit dhe të pranishën pritet të jenë 64 klubet anëtare të FSHF-së, teksa proçesi i votimit do të jetë me formulën , një anëtar një votë.

Presidenti aktual Armand Duka do të kërkojë mandatin e 5-të në krye të federatës shqiptare të futbollit, një post të cilin e mban që nga viti 2002.  Duka e ka konfirmuar kandidaturën e tij edhe për zgjedhjet e 7 Shkurtit , në një kohë që për momentin nuk ka ende asnjë kandidat tjetër, pavarësisht se kanë qarkulluar emra të ndryshëm, madje është përmendur edhe ish kryeminstri Bashkim Fino.

Në zgjedhjet e vitit 2014 presidenti aktual fitoi me unanimitet të plotë votash dhe shihet si favorit kryesor për të vijuar detyrën e numrit 1 të qeverisë së futbollit shqiptar. 

EMISIONET