Komisioni i Ekonomisë miraton në parim paketën fiskale dhe pr/buxhetin 2018

Komisioni i Ekonomisë miraton në parim paketën fiskale dhe

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim paketën fiskale dhe projektbuxhetin për vitin 2018. Opozita e bashkuar e ka kundërshtuar buxhetin dhe paketën fiskale .Sipas nënkryetares së komisionit Jorida Tabaku  projektbuxheti për vitin e ardhshëm nuk parashikon rritje pagash apo investime si dhe nuk parashikon fondet e kërkuara për organet e Vettingut

Tabaku: KLD, Gjykata Kushtetuese, zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Prokuroria e Përgjithshme, kanë ekzaktësisht të njëjtin buxhet si vitin e kaluar. Organet e Vettingut që kanë kërkuar një buxhet tre herë më të lartë kanë buxhetin një të tretën e vlerës së kërkuar. Ky buxhet nuk akomodon asnjë nga kërkesat e nevojshme për të kryer funksionet normale të një shteti, jo më për të realizuar rritjen ekonomike në sektorë prioritar që qeveria deklaron.

Projektbuxheti  dhe paketa fiskale për vitin 2018 u miratua në komisionin e ekonomisë pa asnjë ndryshim ndërsa pritet të kaloj për miratim në parlament për votim në seancën e radhës.

 

EMISIONET