Komisioneri Avramopoulos të hënën vjen në Tiranë

Komisioneri Avramopoulos të hënën vjen në Tiranë

Ora News ka mësuar se një nga qëllimet e vizitës në Tiranë të hënën të Komisionerit për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos është edhe nënshkrimi i një  marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.

Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi

Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policve, por policia shqiptare do te mbeshtet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.

Në prag të vizitës së Avramopulos në Tiranë, ministri i Brendshëm Xhafaj u takua me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin ku bëhet me dije se janë diskutuar edhe arrestimet e fundit të policisë në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit"

EMISIONET