Komentet në Instagram, Neymar pezullohet me 3 ndeshje

Komentet në Instagram, Neymar pezullohet me 3 ndeshje

Sulmuesi i Paris Saint Germain Neymar është pezulluar me 3 ndeshje në kampionatin Evropian nga UEFA.

Vendimi është marrë si ndëshkim ndaj futbollistit pas një postimi të tij në Instagram ku kritikonte zyrtarët e ndeshjes pas humbjes së klubit francez ndaj Manchester United në mars.

Braziliani do të humbasë tre ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Neymar u zemërua pas një ndëshkimi të minutës së fundit ku iu dha një penallti United duke përdorur sistemin e Video Assistant Referee (VAR).

Neymar nuk ishte pjesë e ndeshjes për shkak të lëndimeve por ishte i pranishëm në Parc des Princes.

“Ky është turp. Ata vendosën katër njerëz që nuk dinë asgjë për futbollin që të shikonin VAR,”-shkroi ai.

Neymar, futbollisti më i shtrenjtë në botë, sapo është kthyer në formacionin e PSG pas një shkëputje të gjatë për shkak të një lëndimi në këmbë.

EMISIONET