Koment/ Partitë e vjetra, të gjitha në ujdi kundër zgjedhjeve të lira

Koment/ Partitë e vjetra, të gjitha në ujdi kundër

Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë konkluzionet se mafia e partive shqiptare u ka ofruar para 20,6 për qind të zgjedhësve shqiptarë në këmbim të votës. Marrëveshja e 18 majit i varrosi zgjedhjet e 25 qershorit. Edi Rama, vazhduesi më besnik i rrugës antidemokratike të Sali Berishës, armik i betuar i lirisë, arriti me sukses, në bashkëpunim me partitë e tjera që u rregjistruan në zgjedhje, të realizojnë marrëveshjen e falimentuar të 17-18 majit dhe kapitullimin e përpjekjeve të pasinqerta të PD-së dhe aleatëve të saj për reformimin e zgjedhjeve. 

ZGJIDHJA i kërkoi Partisë Demokratike që të mos bënte pazare me Edi Ramën, paralajmëroi opinion publik se PS, PD dhe partitë e tjera parlamentare nuk do të garantonin zgjedhje me standarde, zgjedhjet do të vidheshin, do të manipuloheshin dhe do të bliheshin, paratë e drogës dhe të korrupsionit dhe e gjithë makineria e pushtetit, kriminelët dhe pronarët e kompanive kliente të qeverisë, të gjitha këto do të përfshiheshin në krimin elektoral të 25 qershorit.

Partnerët tanë ndërkombëtarë bashkëpunuan me qeverinë e Ramës, “i shkelën syrin” atij dhe e legjitimuan planin e tij për të mos bërë reformë zgjedhore dhe për të mos i çliruar zgjedhjet nga thonjë e 3-4 partive të vjetra. Marrëveshja e 18 majit tradhëtoi aspiratat e qytetarëve shqiptarë për të përgatitur dhe realizuar zgjedhjet e lira, të ndershme dhe me standarde. Koha vërtetoi shumë shpejt drejtësinë e qëndrimit të ZGJIDHJE-s që ftoi popullin t’i bojkotonte këto zgjedhje.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë në ujdi, janë një një konjukturë së bashku me kryetarët e partive të tjera. Ujditë e PS-së dhe të PD-së nuk bazohen në ligj dhe në institucionet e shtetit. Janë ujdi mafiozësh për të ruajtur, alternuar dhe përjetësuar pushtetin e njëri-tjetrit dhe për të mos i hapur rrugë kurrë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. ZGJIDHJA fton edhe një herë opinionin e brendshëm dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që të kuptojnë se Shqipëria nuk bën dot zgjedhje me standarde, në qoftë se nuk largon partitë e inkriminuara nga admnistrimi i zgjedhjeve.

Zgjedhjet t’i administrojë shteti dhe jo komisionerët e numëruesit e PD-së, PS-së dhe të LSI-së. Zgjedhjet duhet të jenë me votim dhe numërim elektronik dhe duhet të kriminalizohet përdorimi i administratës së shtetit për pushtetin e 3-4 kryetarëve të partive që kanë marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Shumica dhe opozita e sotme parlamentare janë në marrëveshje dhe nuk e duan reformën zgjedhore, zihen si qentë në parlament, bëjnë gjithë atë debat pa përmbajtje, për të manipuluar opinionin publik dhe për të mos i dhënë Shqipërisë zgjedhjet themeluese të lira dhe të ndershme që nuk u bënë asnjëherë dhe që do t’i hapnin rrugën rrëzimit të tiranisë të korrupsionit, krimit dhe hashashit dhe vendosjes së shtetit demkratik në Shqipëri; përtëritjes së butë të elitës politike dhe largimit nga skena të kësaj elite të inkriminuar. Nëse PD dhe LSI duan reformë zgjedhore, ta bllokojnë parlamentin e drogës, ta kushtëzojnë axhendën e tyre parlamentare vetëm me progresin e reformës zgjedhore, ta lënë teatrin dhe të shprehen qartazi e të distancohen nga uzurpimi i zgjedhjeve përmes administrimit të tyre nga partitë. Shqipëria është vendi më i korruptuar, më i varfër, më i papunë, më i kriminalizuar nga çdo vend tjetër në Europë, sepse është i vetmi vend në kontinent dhe në botë ku zgjedhjet i organizojnë tri partitë që kanë bërë kaq shumë krime elektorale, politike, penale dhe shtetërore.

ZGJIDHJA është e vendosur që të luftojë me çdo mjet për çlirimin e zgjedhjeve, për çlirimin e administratës dhe të shtetit shqiptar nga mafia e partive. Duhet ta ndajmë shtetin tonë nga mafia e partive. Kjo është detyra parësore për çdo shqiptar që duhet të bashkohet rreth nesh për të rikthyer dinjitetin dhe të drejtat legjitime të rrëmbyera nga elita politike e tranzicionit. Vetëm ZGJIDHJA është e sngazhuar në një luftē pa kompromis për reformimin e zgjedhjeve. Bashkohuni me ZGJIDHJE-n!


EMISIONET