Tetari Eksperimental do të sjellë për publikun shqiptar komedinë franceze Boeing Boeing. Pjesa me regji të Kiço Londos është shfaqur më herët në Elbasan Durrës e Korçë dhe tani vjen për publikun kryeqytetas në vijim të nismës për një teatër rajonal. 

Pas shfaqjes në teatrin e Durrësit dhe Elbasanit, komedia e njohur franceze Boeing Boeing ka mbërritur në Teatrin Eksperimental në Tiranë.

Përpjekjet e Don Zhuanit, Bernard për të fshehur dashuritë e tij paralele, premtojnë shumë të qeshura për publikun shqiptar.

Pjesë e trupës së aktorëve të njohur të komedisë do të jetë edhe Rudina Dembacaj, të cilën jemi mësuar ta shohim vetëm në spektakle dhe emisione televizive.

Dembacaj: Shfaqja fillon këndshëm dhe pastaj me eksperiencat që kemi pasur në qytetet ku e kemi dhënë deri tani përfundon në brohorima

Sipas regjisorit të shfaqjes Kiço Londo, komedia Boeing Boeing do të formësojë një traditë të re për teatrin duke tentuar një teatër lëvizës rajonal.

Londo: Teatri i rajonit, i cili nuk vepron vetëm në qytet, por mbulon dy qarqe njëkohësisht. Kjo është një iniciativë e Teatrit Eksperimental. Mendojmë që e ardhmja e Teatrit Shqiptar, është Teatri i Rajonit. 

Pjesa teatrale është ngjitur në skenën e tetarit në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë. Komedia do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin Eksperimental deri më 21 Janar. 

/Ora News.tv/