Kombëtarja U-16/ Kuqezinjtë i tregojnë muskujt edhe moshave të nënkampionëve, siguron podin

Kombëtarja U-16/ Kuqezinjtë i tregojnë muskujt edhe moshave

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka fituar vendin e tretë në ndeshjen e luajtur ndaj Kroacisë sot në orën 09:30, e vlefshme për turneun “Etlinger 2019”.

Kombëtarja ka arritur të fitojë me penallti vendin e tretë,pasi koha e rregullt e ndeshjes ka dalë barazim 1-1. Golin në kohën e rregullt e shënoi Toma ’48, dhe me penallti fituam 5-4.

Sina e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Abazaj, Halili, Thaleb, Hysenbelliu, Ajazi, Bajraktari, Neziri, Maksuti.

EMISIONET