Kanë përfunduar me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në qytetin e Romës në Itali. I pranishëm në këtë proces seleksionimi ishte dhe trajneri i ekipit Kombëtar Christian Panucci që vëzhgoi me kujdes të gjithë futbollistët e datëlindjes 2001-2006.

Për dy ditë me rradhë përzgjedhjet u zhvilluan në Itali, ditën e djeshme në Milano ishin të pranishëm 140 futbollistë dhe sot 60 futbollistë në Romë. Seleksionimet e Romës u ndoqën nga afër edhe nga ish kapitenët kuqezi, Foto Strakosha dhe Igli Tare.

Ky proces seleksionues është ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta.

/Ora News.tv/