Kolegji i Apelimit vendos sot për Herald Saraçin

Kolegji Posaçëm i Apelimit pritet të japë sot vendimin për procedimin disiplinor ndaj Komisionerit publik Herald Saraçin. Seanca ka nisur rreth ores 09:07.Trupi gjykues po shqyrton provat shkresore.

Për Saraçin është kërkuar si masë disiplinore shkarkimi nga detyra.

Në seancën e djeshme u dëgjuan pretendimet e vetë komisionerit në lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM.

Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij që nga korriku i vitit të kaluar nuk ka kryer asnjë shkelje.

Saraçi tha se nuk ishte bërë pengesë për miratimin e rregullores së brendshme të komisionerit publik ndërsa shtoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë.

Pasi administroi provat shkresore Kolegji shtyu seancën për ditën e enjte kur pritet të jepet vendimi.


EMISIONET