Kokëdhima: Qeveria të heqë dorë nga plani për grabitjen e tokave në bregdet

Kokëdhima: Qeveria të heqë dorë nga plani për grabitjen

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, përmes një komenti, ka dënuar VKM-në e miratuar më 23 shkurt 2018, me anë të të cilit qeveria e Edi Ramës ka pezulluar  procesin e kalimit të tokës bujqësore në pronësi të përfituesve, në emër të “investimeve strategjike”.

Sipas Kokëdhimës, nuk është aspak rastësi që harta e këtij vendimi të qeverisë përfshin zonat bregdetare më të lakmuara në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol dhe ai i paraprin planit grabitqar për zonat e fundit të virgjëra të Shqipërisë dhe për t’i hapur rrugë betonizimit të tyre.

Kokëdhima kujton edhe propozimin që i bëri qeverisë me insistim në vitin 2013 për ngritjen e task-forcës për rishikimin e titujve të pronësisë në brigjet e Jonit në qarkun e Vlorës, e cila zbuloi dhe bllokoi 11 mijë hektarë toka të cilësisë së lartë të përvetësuara me mashtrime kundër shtetit dhe pronarëve të ligjshëm.

Por, sipas Kokëdhimës, në vend që qeveria të çonte deri në fund këtë luftë të madhe që u bë dhe t’ua kthente këto territore pronarëve të ligjshëm, e braktisi këtë betejë e këtë pasuri gjigande dhe tani ka vendosur të zhvillojë edhe grabitjen finale, kapitullin e fundit të vjedhjes së bregdetit për llogari të të njëjtëve përfitues të këtyre 27 viteve.

Lexoni të plotë komentin e zotit Kokëdhima: Tokat e bregut 


EMISIONET