Kokëdhima: PS dhe PD e kanë shkatërruar drejtësinë duke e korruptuar dhe përdorur

Kokëdhima: PS dhe PD e kanë shkatërruar drejtësinë duke

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News akuzon dy partitë e mëdha, atë Socialiste dhe Demokratike si shkaktare të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Ne e kemi denoncuar përpjekjen e PS, Edi Ramës dhe PD-së për të vazhduar të emërojnë prokurorë dhe funksionarë të tjetër të sistemit të drejtësisë.  Këto dy parti e kanë shkatërruar drejtësinë në Shqipëri, duke e politizuar, korruptuar, duke e përdorur, etj, etj në të gjitha format. Në frymën e reformës në drejtësi dhe Kushtetutës së re, hiqni duart duke emëruar prokurorin e prokurorit dhe krijoni një proces që të krijohet distanca ndaj thonjve të këtyre partive.

EMISIONET