Projekti 1 miliard i qeverisë Rama sipas Koço Kokëdhimës është një lloj fajde. Në studion e "Ekopolitike" me Aurora Sulçen, Kokedhima tha se ky projekt është borxh i pastër që do shlyhet në disa vite. 

Kokëdhima: Interesat që paguan qeveria janë stimuluese, dmth çmimi i këtij borxhi që merr qeveria është shumë i lartë, është 8-12 %. Pra është një lloj fajde kjo lloj histori që po bëhet. Për buxhetin e shtetit ky është një borxh i kamufluar, është thjesht një borxh i pastër dhe do paguhet në 7-8 vitet e ardhshme. 

Pra merret një borxh me interesa të larta me qëllim që të lehtësohet thithja e këtyre investime, të bëhen atraktive këto projekte për të financuar dhe parashikohen 1.3 mld. Kjo është në vazhdim të asaj politike që vetëm me borxhe rrit taksa.

/Ora News.tv/